Rreth nesh

Ne ofrojmë shërbim unik në qytet me disa avantazhe që e bëjnë mësimin e gjuhës të këndshëm dhe të shpejtë.

Ja çfarë na dallon nga të tjerët

* Staf i klualifikuar! Të gjithë mësuesit janë të diplomuar në Master dhe disa prej tyre kanë jetuar jashtë shtetit

*Klasa të vogla, ne mënyrë që të keni vëmendjen maksimale të mësuesit

* Fleksibilitet: Mësimi i përshtatet nevojave të studentit duke përfshirë progame individuale 

dhe orare të përshtatshme për të gjithë, duke perfshirë edhe fundajavat.

* Feedback i shpeshtë, që nxënësit të përmirësojnë fushat kanë vështirësi.

 

Klasa të vogla - Më e mira për të mësuar!

Klasat tona kanë mesatarisht 3-5 studentë. Klasat e vogla lejojnë që të keni kohen maksimale për të folur, 
por në të njëjtën kohë mësuesit ju kushtojnë vemendjen maksimale. 
 
Gjithashtu klasat e volga i  japin mundësinë mësuesit të kuptojnë më mirë nevojat tuaja, 
të kontrollojnë nga afër progresin tuaj dhe t'ju ndihmojnë nëse hasni veshtirësi gjatë mësimit!
 
Klasat e vogla janë avantazh i madh për ju sepse do të keni vëmendjen e mësuesit. 
Ata do t'ju njohin më mirë dhe mund t'ju japin këshilla që ju te arrini objektin tuaj! 
Nuk mund të fshiheni në fund të klasës sepse tek ne nuk ka rresht të fundit.