GMAT apo GRE

21/10/2015 22:22

Mund te keni degjuar qe disa shkolla tani po pranojne GRE pervec GMAT-it. Si rezultat shume studente kane filluar te mendojne te bejne testin e GRE dhe jo GMAT-in. Nese edhe ju jeni duke menduar te zgjidhni mes GRE-se dhe GMAT-it, duhet te keni parasysh disa gjera para se te merrni kete vendim.

Se pari, ekziston nje keqkuptim qe GRE eshte me e lehte se GMAT-i. Megjithese eshte e vertete se seksioni i matematikes tek GRE eshte me pak i veshtire sesa GMAT-i, ndryshimi ne nivelin e veshtiresise eshte shume pak i dallueshem. Mund ta dalloni vetem nese keni arritur nje nivel pikesh te konvertuara prej 45+ ne seksionin matematikor te GMAT-it. Me fjale te tjera vetem ata qe arrijne rezultatet maksimale arrijne te dallojne ndryshimin. Persa i perket seksionit gjuhesor, shume njerez mendojne se GRE eshte me e veshtire sesa tek GMAT-i. Megjithese te dy testimet perqendrohen tek kuptimi i teksteve dhe arsyetimin logjik, shpesh vihet re se pjeset e zgjedhura tek GRE jane me te veshtira sesa tek GMAT-i. Gjithashtu ne vend qe te testoj gramatiken GRE teston fjalorin, qe per disa njerez duhet me shume kohe per t'i mesuar keto fjale sesa gramatiken.