Historia e testimit GMAT

10/11/2015 15:06

Kete vit, testi GMAT festoi pervjetorin e tij te 60-te. Gjate gjithe ketyre vjetve ai u ka ofrouar fakulteteve te ekonomikut nje menyre standarte per te vleresuar kandidatet. Ne te njejten kohe kjo do te thote qe studentet ne te gjithe boten kane 6 dekada qe studiojne shume ore per t’u pergatitur per kete provim.

Por jo gjithmone GMAT ka pasur kete popullaritet dhe kete rendesi qe gezon sot. Prandaj, menduam qe te benim pak pushim nga kurset dhe studimi dhe te shkruajme per historine e ketij testimi.

Gjithcka filloi ne vitin 1953. Perfaqesues nga 9 fakultete te ekonomikut, Kolumbia, Harvardi, Northuesterni, Ratxhers, Seton Hall, Universiteti i Cikagos, Universiteti i Miciganit, Universiteti i Pelsivanise dhe Universiteti Uashington ne St. Luis, u takuan qe te percaktonin qe standart per te vleresuar studentet prospektiv.

Ky takim coi ne krijimin e Admission Test for Graduate Study (Test pranimi per progamet pas-universitare) ne Biznes ose ndryshe GMAT. Ate vit vetem 50 universitete pranuan rezultatet e testimit, dhe vetem 2553 studente e kryen kete testim, qe eshte nje perqindje shume e vogel ne krahasim me numrin e studenteve qe e zhvillojne kete testim ne ditet e sotme. Cdo vit zhvillohen 250,000 provime.

Edhe pse GMAT-i gjithmone ka kontrolluar aftesite ne matematike dhe ne gjuhen angleze, do te habiteni kur te mesoni se seksionet qe jane shfaqur ne provimin original nuk ekzistojne me.

Per shembull, pyetjet per analogjite dhe antonimet u hoqen pasi mbeshteteshin shume ne gjuhen angleze dhe prandaj nuk favorizonin studentet e huaj. Ky veprim ishte shume praktik, duke pasur parasysh sesi jane zhvilluar programet MBA ne ditet e sotme, me nje numer te madh studentesh qe vijne nga vende jo anglishtfoles. Sot, piket e testimit GMAT shperndahen ne me shume se 100 shtete.

Vitet e fundit GMAT ka pesuar ndryshime te tjera. Seksioni i eseve, per shembull, u shtua ne vitin 1994 ne menyre qe shkollat te kishin nje vleresim te aftesive te shkrimit te nje aplikanti. Formati kompjuterik CAT u zbatua ne vtin 1997 per ta modernizuar testin. Me aftesine qe te zgjedh pyetjet bazuar ne pergjigjet e meparshme, cdo testim GMAT eshte unik. Ndryshimi me i fundit u be me futjen e seksionit Integrated Reasoning ne vitin 2012, por rezultati i ketij seksioni eshte ende i paqarte. Pas disa vitesh do te shikojme sesa rendesi do t’i japin programet MBA ketij seksioni.

Pavaresisht ndryshimeve, GMAT mbetet nje mjet i fuqishem per universistet per te vleresuar objektivisht te gjithe studentet qe vijne nga e gjithe bota. Dhe nderkohe qe aspekte te tjera te aplikimit tuaj do t’ju ndihmojne qe te permiresoni rezultatin, GMAT-i mbetet thelbesor ne shfaqjen e aftesive.

Tani qe dini me shume per historine e GMAT, te vazhdojme punen per te permiresuar piket tuaja!

Garantojme nje rritje prej te pakten 100 pikesh!

Te fillojme qe sot.