Lista e universiteteve qe kane studentet me piket me te larta ne GMAT

05/09/2015 15:59

Revista “The Economist” ka publikuar nje artikull me renditjen e universiteve qe kane pranuar studentet me piket me te larta. Ne fillimit te ketij shekulli, piket mesatare ne GMAT per tu pranuar ne nje program MBA te 10 universiteteve me te mira ishin 688. Ne vitin 2013 ishin 712. Dhe kete vit, piket me te larta ne GMAT u pane ne universitetin e Stanfordit, 729. Nderkohe ne Harvard, Yale, Chicago dhe New York te gjithe te pranuarit kishin nje mesatare me mbi 720 pike.

Artikulli thote qe kjo nuk tregon qe studentet jane bere me te zgjuar. Ka me shume mundesi qe konkurrenca te jete me e ashper.

Universitetet deklarojne piket minimale te GMAT-it per te gjithe aplikantet. Por realiteti eshte ndryshe. Cdo vit pranohen studente te ekselences edhe pse piket e tyre ne GMAT jane te ulta. Por keta studente jane te jashtezakonshem ne cdo kuptim te fjales. Me fjale te tjera duhet te kete dicka te vecante ne karrieren e tyre qe i vecon nga te tjeret.

Po studentet e tjere? Ne menyre qe te pranohen ne keto universitete atyre nuk u mbetet gje tjeter vecse  te rrisin piket e tyre ne GMAT, duke u pergatitur edhe me seriozisht se me pare. Tani eshte e zakonshme qe nje student qe pergatitet per GMAT te shpenzoje te pakten 100 ore studimi per te arritur rezultate te mira.

Nje arsye tjeter eshte konkurrenca ndermjet vete universiteteve. Ata I zgjedhin studentet duke perdorur piket ne GMAT, para se te shikojne karakteristika te tjera, sepse kriteri I pikeve ne GMAT ndikon ne rendetijen e vete universitetit.

Megjithate, GMAT eshte nje parashikues i mire i sukesit te nxenesit ne Master per shkak se studentet do te kene veshtiresi ne studime nese nuk kane pervetesuar konceptet matematikore qe maten ne testim. Edhe pse studentet e vendeve qe nuk jane anglisht-folese ndihen ne disavantazh per shkak te veshtiresive ne gjuhen ne seksionin gjuhesor dhe ate te shkrimit, universitetet me te mira te ekonomise jane ne gjuhen angleze dhe studentet pa aftesite e duhura ne gjuhe do te kene mungesa te medha ne pervetesimin e njohurive. Ne kete aspect provimi GMAT eshte nje e keqe e domosdoshme.