Menyra me e mire per te mesuar

24/03/2017 18:09

Eshte menyra me e mire e te mesuarit por per fat te keq perdoret me pak. E shikoj cdo dite me nxenesit ne kurset e mia. Nxenesit me rezultativ jane ata qe e shtrijne kursin ne 4-5 muaj para provimit. Mesimi sistematik eshte teknika me efektive. Studentet mesojne me mire dhe me shume kur e ndajne te mesuarin ne seksione te shkurtra. Ajo qe eshte me shqetesuese eshte fakti qe kjo teknike njihet qe prej qindra vjetesh dhe perseri studentet mesojne vetem para provimeve.

Mesimi sistematik eshte nje teknike ne te cilen studenti e ndan procesin e te mesuarit per nje lende te caktuar ne shume sesione te shkurtra. Ne krahasim me menyren tjeter ku studenti meson me sesione te pakta ne numer por te gjata ne kohe. Eshte provuar pa asnje dyshim se menyra me efikase eshte ajo kur studenti meson ne sesione te shkurtra. Per fat te keq e mesuara per nje kohe te shkurter e nje materiali voluminoz nxit mesimin permendesh dhe jo ate analitik.  Ne planin afat gjate ne menyre qe te perfitoje me shume nga ajo qe ka mesuar studenti duhet te perdore menyren e pare. Eshte prouar se pas universitetit nxenesi qe ka mesuar ne menyre sistematike do te jete shume para ne njohuri krahasur me studentin qe ka mesuar vetem ne sezon.Per fat te keq ne sistemin shqipetar universitetet nxisin mesimin jo sistematik sepse e kontrollojne studentin vetem 2-3 here ne vit. Ne raste te tilla studenti meson meson vetem disa dite para provimit. Kjo menyre kontrolli tek studentet, pra provimet vetem 2-3 here ne vit nxisin mesimin permendesh.

Si mund te praktikohet mesimi sistematik? Duhet motivim! Menyra me e mire ndoshta eshte te planifikohet nje program studimi javor ne fillim te cdo simestri.Per shembull te programohen 50 min mesim cdo dite per nje lende te caktuar. Kjo duhet bere nga e hena ne te shtune dhe e diela lihet pushim. Ne mes te simestrit programi i studimit rregullohet ose ndryshohet. Ndoshta disa lende nuk kane nevoje per 50 min ne dite. Ndoshta duhen vetem 30 min. Ndoshta ka lende te tjera qe kerkojne minutazh me te madh. Vete studenti mund te gjykoje dhe te vleresoje programin e studimit.

Ne menyre qe ky program te jete i suksesshem duhet qe studenti ta respektoje kete program. Mos ta nderprese ose ta shtyje per me vone. Mendojeni programin e studimit si te ishte pune. Askush nuk ju lejon te largoheni nga puna sa here te doni, apo jo? Nese mendoni se ka faktore te tjere qe ju pengojne ne realizimin e programit te studimit si psh zhurma ne konvikt atehere mund te zgjidhni ambiente te tjera si psh biblioteka.

Nje tjeter keshilli per studimin eshte te beni pushime te shkurtra. Studioni per 50 min dhe pastaj beni 10-15 min pushim. Pastaj rikthejuni studimit por kete radhe nje lende tjeter ne menyre qe ta beni studimin me interesant.

 

Vjosina Beqaraj

Mars 2017