Pergatitje per provimet SAT dhe ACT

01/11/2015 19:01

 

Provimet SAT-it, SAT Subject si dhe ACT jane teste te hartuara per te vleresuar nese jeni te pergatitur per te hyre ne universitet.

Keto teste ju japin mundesine qe te aplikoni per ndihme financiare per studimet, bursa apo per te hyre ne universitet me prestigjioze. Keto provime plotesojne shume mire kerkesat e kolegjeve/universiteteve ne ditet e sotme, duke matur aftesite qe kerkohen per te patur sukses ne shekullin 21.

SAT-i teston njohurite tuaja ne lexim, shkrim dhe matematike, lendet qe mesohen cdo dite ne shkollen e mesme. Shumica e studenteve e japin kete provim pasi kerkohet nga pothuajse te gjitha kolegjet dhe universitetet ne Amerike.

ACT-i eshte nje provim zyrtar per pranim ne universitet/kolegj qe teston aftesite tuaja ne anglisht, matematike, lexim, shkence dhe shkrim (opsional). Ky provim perfshin 215 pyetje me alternativa dhe zgjat mesatarisht 3 ore e 30 minuta duke perfshire edhe pushimin.

Kurset pergatitore per SAT-in dhe ACT-in zgjasin 40 seanca nga 90 min plus 5 testime te plota te cilat nuk perfshihen ne pagese.