Renditja e pikeve ne provimin GMAT

16/07/2016 17:17

Cfare do te thote renditja me percentile?

Rezultati ne provimin GMAT shprehet edhe me renditjen me percentile ku krahasohet niveli juaj me studentet e tjere qe kane dhene kete provim gjate 3 viteve te fundit.

Renditja me percentile

Renditja me percentile e pikeve tuaja ne testim tregon perqindjen e studenteve qe kane dale me rezultatet me te ulta se ju gjate nje periudhe 3 vjecare. Cdo vit, rezultati i cdo studenti perditesohet me ane te percentileve me te fundit.

Duke perdorur piket ne GMAT, notat, pervojen ne pune, esete dhe intervistat, personat e ngarkuar me perzgjedhjen e studenteve perpiqen te zgjedhin kandidatet me te mire. Duke krahasuar rezultatin e secilit me rezultatet e 3 viteve te fundit, ata formojne nje tabllo me te qarte mbi studentin kandidat per Master/Doktorature.

 

Shembull

Nese arrini te merrni 690 pike ne GMAT, ju jeni tek percentile I 87-te. Kjo do te thote qe piket tuaja dhe aftesite tuaja jane me te larta se 87% e studenteve qe kane dhene GMAT-in gjate ketyre 3 vjeteve te fundit.

Shenim: Rezultati I GMAT-it eshte I vlefshem per 5 vjet. Megjithese rezultati juaj nuk do te ndryshoje, renditja ne percentile mund te ndryshoje ne krahasim me studentet e rinj qe kane dhene kete provim. Ndryshimet jane te vogla gjate nje periudhe te gjate kohore.

 

Renditja ne percentile per seksionin e matematikes, gjuhes angleze dhe kompozimit, si dhe piket totale