Tendencat ne punesim ne nivel global

29/01/2016 19:19

  Rastesisht lexova kete raport dhe mendova ta ndaja me ju per shkak se ne Shqiperi nuk kemi informacion te majftueshem per tregun tone te punes. Duke mesuar per tendencen globale mund te kemi nje veshtrim me te plote per tregun e punes ne Shqiperi ne te ardhmen.

Forumi Boteror i Ekonomise, publikoi ne janar nje analize per te ardhmen e punesimit ne bote. Ky raport thekson efektin e madh qe po luan teknologjia ne punesim ne te gjithe boten dhe shpreh shqetesimin se megjithese do te kete rritje te punesimit ne disa industri, kjo rritje nuk e tejkalon zvogelimin e vendeve te punes ne industri te tjera.

Ky studim u realizua permes intervistave me Drejtoret Ekzekutiv dhe te Burimeve Njerezore te kompanive me te medha ne bote “qe perfaqesojne me shume se 13 milion punonjes dhe 9 sektore te industrise”.

Sipas tyre ne ditet e sotme jemi ne hapat e pare te Revolucionit te Katert Industrial. Zhvillimet ne fusha te tilla si inteligjenca artificiale, robotika, nanoteknologjia, printimi 3D, gjenetika, bioteknologjia jane duke u zhvilluar me hapa galopant. Sistemet inteligjente, ne shtepi, fabrika, madje ne gjithe qytetin, do te ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve te tilla si menaxhimi i zinxhirit te furnizimeve dhe ndryshimin e klimes.

Impakti i teknologjise ne punesim

Teknologjite specifike qe kane impakt te madh ne periudhen afatshkurter (2015-2017) jane interneti ne celular, teknologjia cloud, ruajtja e te dhenave ne shkalle te madhe. Teknologjia fizike dhe hardware, permendim ketu robotiken dhe Internet of things (zhvillim i metejshem i internetit ku objektet qe perdorim cdo dite do te jene te lidhura ne rrjet, dhe do te shkembejne te dhena), do te kene ndikim te ulet ne periudhen afatshkurter,por pritet qe kontributi i tyre te shtohet bindshem pas vitit 2018.

Impakti i ketyre ndryshime ne teknologji do te ndihet ne normat e punesimit ne shume industri.

Edhe pse inovacionet ne teknologji shpeshhere rrisin produktivitetin dhe mireqenien, shpejtesia e madhe e ndryshimeve do te shkaktoje probleme ne fuqine punetore e cila nuk do te jete e pergatiur per keto ndryshime. Ne lidhje me impaktin ne profesionet e ndryshme, raporti thekson: “tendencat e verejtura deri tani do te rezultojne ne humbjen e 5.1  milion vende pune per shkak te ndryshimeve ne tregun e punes gjate periudhes 2015-2020, me nje total humbje ne vendet e punes me 7.1 milion, dy te tretat te te cilave jane te perqendruara ne fushen pozicioneve te zyres dhe administrative, ndersa krijimi i vendeve te reja te punes do te jete vetem 2 milion ne disa fusha te tjera.

Nese e shikojme me kujdes kete humbje te vendeve te punes dhe nese besojme vertet te dhenat e ketij studimi, eshte e qarte qe ndryshimi ne aftesite e kerkuara ne pune do te jete e veshtire per ata qe punojne ne industrite ku do te kete zvogelim te vendeve te punes.

Raporti pretendon qe eshte nje problem qe mund te zgjidhet dhe u ofron punedhenesve  dhe qeverive nje sinjal ne menyre qe ata te pergatiten per ndryshimin global te forces se punes qe mund te shkaktoje humbjen e vendeve te punes per shume punonjes.

Ky raport shkruan “gjate revolucioneve te meparshme industriale, duheshin dekada qe te formohej sistemi trajnues dhe institucionet e tregut te punes te nevojshme per te zhvilluar aftesite e domosdoshme ne shkalle te madhe. Duke pare hapat gjigande te zhvillimit te Revolucionet te Katert Industrial, nuk mund te presim me dekada. Nese nuk marrim masat e nevojshme sot per te menaxhuar tranzicionin e afert dhe te ndertojme forcen punetore me aftesite e duhura per te ardhmen, qeverite do te duhen te perballen me rritjen e vazhdueshme te papunesise dhe pabarazise dhe bizeset do te kene zvogelim te numrit te klienteve. Per me teper, perpjekjet duhet te jene akoma me te medha jo vetem per te zbutur risqet e ndryshimeve te thella, por edhe per te perfituar nga mundesite qe do te ofroje Revolucioni i Katert Industrial”.